Kosovë, të dielën rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale
Në Kosovë, të dielën zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve...

Në Kosovë, të dielën zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna të Kosovës në të cilat askush nga kandidatët nuk arriti të siguronte mbi 50 për qind të votave. Gara mbetet e fortë për Prishtinën, Mitrovicën e Jugut, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin.
Në komunën e Prishtinës balotazhi kryesor mbetet ndërmjet kandidatit të vetvendosjes Hajrulla Çekut dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Ramës.
Në Mitrovicën e Jugut gara zhvillohet mes kandidatit të Vetwvendosjes, Faton Pecit dhe atij të Partisë Demokratike, Arian Tahirit.
Në komunën e Pejës gara pritet të jetë e fortë dhe të ndahet me pak vota ndërmjet VV me kandidatin Taulant Kelmendi, përballë Gazmend Muhaxherit të LDK-së. teksa në Prizren balotazhi është mes dy kandidatëve Artan Abrashi nga LVV-ja dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.
Në Gjakovë përballja është mes VV dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.
Raund të dytë do të ketë edhe në: Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Rahovec, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
