PDSH formon trup koordinativ, Aliu: Të hapur për dialog me të gjithë
08.11.2025 20:10
PDSH ka formuar një trup koordinativ...

PDSH ka formuar një trup koordinativ, i cili do të koordinojë aktivitetet e partisë pas zgjedhjeve lokale. Mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha palët dhe do të merr në konsideratë edhe një ofertë të mundshme për pjesëmarrje në qeveri.
“Dialog apo debat më saktë, ne do ta zhvillojmë me secilin tash e tutje, përfshi edhe qeverinë. Mirëpo, një gjë është e qartë, rendi i ditës i Partisë Demokratike Shqiptare dhe rendi i ditës i Qeverisë dhe partive në qeveri duket se është i ndryshëm, por sigurisht, ne do të debatojmë me të gjithë”, tha Imer Aliu nga PDSH.
