Trump pranon kërkesën e Orbanit, hiqen sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë

08.11.2025 20:34

Pas takimit me kryeministrin hungarez, Victor Orban...

Pas takimit me kryeministrin hungarez, Victor Orban në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së Trump sugjeroi se mund të bënte një përjashtim për Hungarinë në lidhje me sanksionet që Uashingtoni ka vendosur mbi importin e naftës ruse.

Presidenti Trump ka treguar një mirëkuptim për Budapestin, sepse sipas tij Hungaria e ka shumë të vështirë të paiset nga burrim tjetër të qëndrueshëm të furnizimeve me naftë dhe gaz, por edhe se nuk ka dalje në det.

Por edhe Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka theksuar se dëshiron të përjashtohet nga sanksionet, sepse sipas pretendimeve të tij, nuk ka asnjë burim tjetër të qëndrueshëm të furnizimeve me naftë dhe gaz.

“Bashkërisht konstatuam se gjendja në të cilën gjendet Hungaria, është krejtësisht më e ndryshme, nga ajo në të cilën gjenden vendet tjera të Europës. Kërkova që dy tubacionet të largohen nga sanksionet, njëri i cili sjell gazin nga Jugu, dhe tjetri nga Lindja. Dhe Presidenti Trump theksoi se sanksione nuk do të ketë për këto dy tubacione, por poashtu u dakorduam që të kemi bashkëpunim të regullt për cështjen nukleare, sepse deri më tani SHBA nuk ka qenë asnjëherë e përfshirë në Industrinë Energjetiko-nukleare të Hungarisë” – tha Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Administrada e SHBA-ve gjatë muajit të kaluar ka vendosur sanksione ndaj gjigantëve rus të naftës, në kuadër të masës së fundit për Hungarinë, duke tërhequr vërejtjen, se të gjitha shtetet të cilat do të bashkëpunojnë apo të blejnë naftë ruse do të përballen me sanksione.

“Hungaria është një vend i madh, por i cili nuk ka det, por as nuk ka dalje në det, por kur të shohim se sa vende nga Europa nuk e kanë këtë problem por blejnë vazhdimishtë naftë dhe gazin rus, kjo më shqetëson”. – u shpreh Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Temë e agjendës së bisedimeve në mes Trump dhe Orban ishte edhe lufta në Europë, ku Trump ka theksuar se konflikti në mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë.

Orban përndryshe në burimet diplomatike europiane njihet si njeri i cili është shumë i afërt me Putinin. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se dëshirojnë të rifillojnë planet për një takim midis Trump dhe presidentit rus, i cili, sipas bindjes së tij, mund t'i japë fund luftës në Ukrainë, por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është shprehur se i kupton përpjekjet për realizimin e takimit Trump-Putin, por sipas tij e pranueshme do të ishte vetëm një takim me formatin që do të sillte ndërprerjen e konfliktit.

“Orbani dëshiron që ta sjell Trumpin në Hungari për realizimin e një takimi me Presidentin rus Putin. Por opinion e ka të qartë qëndrimin tonë, e ajo është se nëse ka takim kudo që të realizohet ajo, por theks të kenë ndalimin e luftimeve” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.    

Ushtria ruse po intensifikon sulmet ajrore ndaj termocentraleve të gazit dhe energjisë në të gjithë Ukrainën. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur, por i menjëhershëm ka qenë kundër-reagimi nga pala ukrainase.

Ndërprerje emergjente të energjisë elektrike janë vendosur në një numër rajonesh, shkroi Ministrja e Energjisë Svitlana Grinchuk në Facebook.

Në Kiev, autoritetet civile dhe ushtarake raportuan se mbeturinat e raketave kishin shkaktuar zjarre në disa lokacione. (Fitim Kryeziu, TVM2)