Botë

Afganistan, vriten 26 pjesëtarë të sigurisë

26.05.2015 16:01

Dhjetëra kryengritës kanë sulmuar disa pika kontrolli në jug të Afganistanit, duke vrarë 26 pjesëtarë të forcës së sigurisë...

Mësohet se sulmi ka ndodhur në qarkun Navzad të provincës Helmand, ndërsa të vrarët përfshijnë 19 policë dhe shtatë ushtarë.
 
Në një incident tjetër, Radio Afganistani i Lirë raporton se së paku një civil është vrarë dhe tre policë janë plagosur në një përleshje midis sulmuesve vetëvrasës dhe policisë në provincën Kandahar.
 
REJHAN BUSHI-METAJ