ESHS: Kostoja e jetesës është rritur me 4,5%, në tetor deflacion i lehtë prej 0,2%
Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar...

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është -0.2 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas kësaj të fundit, rënia e inflacionit në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 6.1 për qind, mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.3 për qind, arsimi, rekreacion dhe kulturë për 0.1 për qind.
Rritja e kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Pijeve alkoolike, duhan dhe narkotikë, Veshmbathje dhe këpucë për 1.2 për qind, Komunikim, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.3 për qind, Strehimi, uji, energjia elektrike, gaz dhe lëndët e tjera djegëse, Restorane dhe hotele për 0.2 për qind, Shëndeti për 0.1 për qind.
Duke ju referuar të dhënave të ESHS,mësojmë se, kostoja e jetesës në grupin Mallra dhe shërbime të tjera mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin tetor të vitit 2025 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025 është 98.7 pikë.
Sipas të dhënave të fundit, shporta minimale sindikale në tetor është rritur me 467 denarë, dhe për një familje mesatare me katër anëtarë, shpenzimet mujore kanë arritur në 65.544 denarë.
Pjesa më e madhe e rritjes i takon ushqimit dhe pijeve, të cilat kanë arritur në 23.772 denarë, me një rritje prej 378 denarësh brenda vetëm një muaji. (Fitim Kryeziu, TVM2)
