Rritje e kërkesës për kredi banesore dhe konsumatore në vend
Në periudhën prill–qershor të këtij viti janë regjistruar 2.876 hipoteka...

Në periudhën prill–qershor të këtij viti janë regjistruar 2.876 hipoteka mbi pasuritë e paluajtshme, me vlerë totale prej 551,5 milionë euro, thuhet në raportin e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për tremujorin e dytë.
Vetëm në Kadastrin e Shkupit janë regjistruar 1.522 hipoteka me vlerë rreth 289,5 milionë euro, ndërsa në 29 zyrat e tjera të kadastrës në vend janë regjistruar edhe 1.354 hipoteka me vlerë rreth 262 milionë euro.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, numri i hipotekave është rritur me 280 raste.
Statistikat tregojnë trend rritës të hipotekave gjatë viteve të fundit:
2024: 8.748 hipoteka
2023: 7.844 hipoteka
2022: 7.658 hipoteka
2021: 8.386 hipoteka
