Kosovë, votohet në 18 komuna
Qytetarët në 18 komuna të Kosovës...

Qytetarët në 18 komuna të Kosovës po votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, balotazh ky i cili po realizohet sepse në raundin e parë të zgjedhjeve, respektivishtë më 12 tetor asnjë nga kandidatët në këto 18 Komuna, nuk arriti të sigurojë 50 për qind plus një vote nga trupi votues.
Me të drejtë vota janë mbi 1 milion qytetarë në këto komuna.
Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.
Komunat ku po zhvillohet balotazhi janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.
Garat më të forta pritet të zhvillohen në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut. Ndërsa në garë do të jenë: Lëvizja Vetëvendosje – në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës – në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës – në 6 komuna, dhe në 5 Komuna do të garojë në balotazh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raundin ne parë të zgjedhjeve plotë 21 komuna, zgjodhën Kryetarin e Komunës.
Garën pa balotazh e fitoi në tri komuna Lëvizja Vetëvendosje (Podujevë, Kamenicë, Shtime), po aq sa edhe Partia Demokratike e Kosovës (Ferizaj, Skënderaj, Hani i Elezit). Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në dy komuna (Lipjan dhe Istog). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e siguroi fitoren në Deçan, ndërsa Nisma në Malishevë. Lista e Ramiz Lladrovcit siguroi fitoren në Drenas. Lista Serbe fitoi në 9 komunat e banuara me shumicë serbe.
Në pesë komuna do të garojë në balotazh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në katër u radhit e para, ndërsa në një tjetër është e dyta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ky institucion është I përgatitur teknikishtë për realizimin e këtyre zgjedhjeve. KQZ ka njoftuar se në plotë 507 qendra votimi dhe 1,628 vendvotime të rregullta, ndërsa 1,690 votues do të votojnë për herë të pare, 1,147 qytetarë janë larguar nga lista për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë, kurse me të drejtë vote janë plotë 1,316,700 qytetarë, përfshirë edhe diasporën, kurse 29 mijë shtetas të Kosovës jashtë vendit janë regjistruar për të votuar me postë.
Për mbarëvajtjen e procesit, KQZ do të funksionalizojë dhomën operative në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës. Rreth 80 prokurorë do të jenë në terren për të mbrojtur votën e lirë dhe për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Qytetarët dhe vëzhguesit mund të raportojnë çdo parregullsi përmes linjave të dedikuara të KQZ-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
