Kasami: Përkrahim depolizitimin e arsimit

09.11.2025 15:09

Në shkollën e mesme të mjekësis “Nikola Shtejn”...

Në shkollën e mesme të mjekësis “Nikola Shtejn”, kreu i Tetovës, Bilall Kasami, bashkë ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska morrën pjesë në një panel diskutimi të dedikuar rëndësisë së dijes dhe rolit të mësimdhënësve në shoqëri dhe në krijimin e së ardhmes së shtetit.

Kasami tha se vetëm gjatë mandatit të tij janë dhënë mbi 300 vendime punë për mësimdhënsit, dhe punohet për depolotizim të arsimit.

“Gjatë mandatit tim kanë marrë vendime të përhershme pune gati 300 mësues. Ne përkrahim depolizitimin e arsimit, prandaj duam që çdo mësimdhënës të ketë vendim pa qene i varur politikisht. Poashtu janë bërë edhe investime të tjera në arsim për kushte më të mira, ku edhe nxënësit furnizimin me libra e kanë pasur më të qasshëm dhe më praktik se në herët e kaluara. Kanë munguar vetëm disa libra nëpër shkollat e mesme profesionale, mirëpo ajo është çështje e cila do të rregullohet”, - tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Janevska: Do t’i lirojmë arsimtarët nga presionet

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se po punohet në ndryshimin e metodologjisë për mësimdhënsit.

Sipas ministres Janevska, mësimdhënsit në të kaluarën kanë qenë të devalvuar nga qeveria por edhe nga prindërit. Ajo thotë se më shumë pushtet duhet të marrin mësimdhënsit dhe të jenë të ndara përgjegjësit në arsim.

“Në të kaluarën profesioni i arsimtarit është devalvuar jo vetëm nga qeveria por edhe nga presionet që i kanë nga prindërit nga fuqi të ndryshme nga pjesë të caktuara të shoqërisë diçka që duhet të ndryshojë. Si do të ndryshojë ata do e ndryshojmë se do i lirojmë arsimtarët nga presionet që është përgjegjësi e prindërve a shteti është e domosdoshme të marr masa tjera që do i motivoj do i liroj të punojnë në atë mënyrë që ata mendojnë se është më mirë për çka edhe janë trajnuar do të ndryshojnë metodologjinë e mësimdhënies në bazë të dëshirës së tyre, por edhe do vendosin mësim individual për grupe të caktuara të fëmijëve.” - u shpreh Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Kasami dhe Janevska thanë se po punohet që në vitet tjera akademik të zgjedhin problemin me librat, dhe mundësi që shumica e shkollave të fillojn të punojn me një ndrimë që tani  në disa shkolla fillore kjo praktik në Tetovë po funksionon. (Visar Sadiku, TVM2)