MASH, përgatitet lista e re e lektyrave për shkollat fillore

09.11.2025 15:42

Edhe pse bota e të rinjve sot është e mbushur me ekrane...

Edhe pse bota e të rinjve sot është e mbushur me ekrane, rrjete sociale dhe aplikacione të shumta, libri vazhdon të ruajë magjinë e tij. Lektyrat shkollore mbeten ende pjesë e dashur e botës së nxënësve.

Artëdashësit e librit tani i pret një risi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, ka paralajmëruar organizimin e një debati publik për përgatitjen e listës së re të lektyrave për arsimin fillor.

Qëllimi është krijimi i një liste moderne dhe gjithëpërfshirëse, që do t’u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe procesit mësimor. Zëvendësministri i arsimit Lulzim Aliu siguron se nuk do të largohen lektyrat klasike, por do t’u hapin rrugë autorëve të rinj dhe temave që lidhen me jetën bashkëkohore.

“Ne mund të flasim për gjinitë të cilat duhet të përfshihen për shkak se janë pjesë të programeve, qoftë gjinia e poezisë, e prozës, e dramatikës dhe me aq sa e kam vërejtur janë të përfshira këto gjini dhe ato që do të japin propozime ose komisionin që do ta formojë Byroja për Zhvillimin e Arsimit, dhe që në fund do të sjellë atë listën finale të lektyrave do të udhëhiqen nga kjo që do të përfshihen të gjitha gjinitë letrare”, - njofton zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

Ndërsa, Ministria fton për debat publik, në terren, mësuesit dhe nxënësit presin që ndryshimet të reflektojnë nevojat e vërteta të shkollave. Në shkollën fillore “Adem jashari”, mësuesit e mirëpresin nismën, por kërkojnë që përzgjedhja e librave të bëhet me kujdes, në mënyrë që tekstet të jenë më afër realitetit të nxënësve dhe kjo nismë të mos mbetet vetëm në debat formal.

“Si mësuese e letërsisë dhe gjuhës shqipe përshëndes risitë që janë në dobi të nxënësve, njashtu edhe listën e re të lektyrave, e cila sjell mundësi që librat t’u bëhen nxënësve më tërheqës. Lista e re e lektyrave shkollore do të thotë më shumë material për diskutim, për mendim kritik, për lidhjen me botën bahskohore që i bëjë orët edhe më dinamike.Sigurisht ne si mësues kemi në fokus lexuesin, i cili është nxënësi, që duhet të përshtatet lektyra me dobitë e tyre, vlerat dhe të jetë më tërheqëse. Njëashtu duhet pëersahtur mosha dhe niveli i nxënësve, vlerat që përcjell vepra, të ket vlera morale, njrëzore dhe shoqërore, laramania e autorëve të huaj dhe shqiptar, si dhe tërheqja emocionale dhe zbavitja. Besoj që libri duhet të ngjall kureshtje dhe emocion te nxënësit dhe jo gjithmonë të shihet si detyrë për notë.” – tha mësuesja e Gj.Shqipe, Selvie Bakiu.

Nisma për lektyrat e reja reflekton pozitivisht tek nxënësit nëse librat zgjidhen me kujdes në përputhje me moshën, interesat dhe realitetin e tyre.

Edhe vetë nxënësit kanë ide të qarta për leximet që duan, më shumë libra modernë, me personazhe të afërt me moshën e tyre dhe tema që prekin jetën e përditshme.

“Unë quhem ADA MURTEZANI dhe jam klasa e tetë.”

          -   Çfarë lloj librash dëshironi të shihni në listën e re?

“Unë dua në listën e lekyrave të reja, të ket libra që flasin për jetën reale të fëmijëve, për ndenjat, vetëbesimin dhe guxumin për tu përballur me to.

         - Sa e rëndësishme është që temat dhe personazhet të jenë të afërta me jetën tuaj?

Është shumë e rëndësishme që temat dhe librat, si dhe personazhet të jenë të afërta me jetën tonë, sepse na mësojnë të ndjehemi se është pjesë e jetës sonë.

        - Cilat libra ju frymëzojnë dhe pse mendoni se duhet të jenë pjesë e lektyrave?

"Mua më frymëzojnë libart që flasin për vetëbesimin, guximin dhe për miqësinë, sepse thjeshtë është gjë e bukur.

“Unë quhem VALZA BAJRAMI dhe jam klasa e tetë. Dua të shoh libra me tema rinore, avnetura dhe miqësi që janë të afërta me jetën tonë.“

        - Sa e rëndësishme është që temat dhe personazhet të jenë të afërta me jetën tuaj?

“Është e rëndësishme sepse na ndihmon ti kuptojmë më mirë dhe të mësojmë nga to. Më frymëszojnë libart si eventurat e Tom Sojerit sepse flet për guximin dhe vlerat e jetës.”

“Unë quhem Adla Shaqiri dhe jam klasa e tetë. Në listën e lektyrave dëshiroj që të shoh libra që pëmbajnë tema të guximit, miqësisë, shoqërinë, familjen dhe ëndrrat tona.”

        - Sa e rëndësishme është që temat dhe personazhet të jenë të afërta me jetën tuaj?

“Është shumë e rëndësishme, sepse është edhe më mirë nëse personazhet janë si ne, si historinë do ta kuptojmë më mirë nga ata.”

Se kur do të zëvendësohen lektyrat e vjetra me të rejat ende nuk dihet saktësisht. Kjo pasi këtij procesi do t’i paraprijë një debat publik, i cili duhet të përfundojë në fund të nëntorit. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)