Botë

Ukrainë, gjashtë të vrarë

26.05.2015 16:09

Katër rebelë pro-rusë, një ushtar i Ukrainës dhe një civil janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim...

Personi civil ka vdekur nga një sulm me artileri në një uzinë kimike në Donjeck. 
 
Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, po ashtu ka bërë të ditur se 12 ushtarë të Ukrainës janë plagosur.                                                  
 
REJHAN BUSHI-METAJ