Maqedoni
Parshikimi i motit
10.11.2025 09:00
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu....

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu. Vendet-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 30 l/m² për 24 orë), me kushte për paraqitje të vetëtimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 12°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri 18°C.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, më të dendura pasdite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
