Rajon
Rifillon procesi gjyqësor në Hagë, dëshmon diplomati Kristofer Hill
10.11.2025 11:40
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët....

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë seancat e planifikuara për rastin Thaçi dhe të tjerët. Anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Kristofer Hill.
Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë Dhomat e Specializuara duke thënë se duhet të gjykohen krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë. Ata kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Specialen, por një gjë e tillë nuk është arritur. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015, pas një seance maratonike, votuan ndryshimet kushtetuese përmes së cilave u mundësua themelimi i Gjykatës Speciale.
