Rajon
Zgjedhjet në Kosovë pa fitues absolut
10.11.2025 12:02
Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës...

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të mbajtura më 9 nëntor, krijuan një balancë të re lokale mes partive politike – me fuqi pothuajse të barabartë.
Bazuar në të dyja raundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti udhëheqjen në pesë. Nisma Socialdemokrate, Partia Turke KDTP dhe iniciativa e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila, ndërsa Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe.
