Ekonomi

KRrE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

10.11.2025 13:31

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,29 % në raport me vendimin e datës 3.11.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,486 denarë për kilogram.
 
Nga data 11.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 74,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 36,427 (denarë/kilogram)