Rajon

KQZ: LVV dhe LDK fituan nga 7 komuna, PDK 6, AAK 5

10.11.2025 13:49

Në zgjedhjet lokale në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna...

Në zgjedhjet lokale në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna. Vetëvendosje ka fituar në Gjilan e Mitrovicë të Jugut, në Podujevë, Shtime e Kamenicë, në Fushë-Kosovë dhe në Obiliq. LDK-ja ka fituar Prishtinën, Pejën, Vitinë, Dragashin, Junikun, Lipjanin dhe Istogun. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 6 komuna në Prizren, Ferizaj, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik e Han të Elezit.  Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në pesë komuna edhe atë në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë e Deçan. 
 
“Gjakovë: Ardian Gjini – 56.03%; Gjilan: Alban Hyseni – 61.06%; Klinë: Zenun Elezaj – 58.02%; Fushë Kosovë: Valon Prebreza – 54.99%; Mitrovicë: Faton Peci – 53.53%; Prishtinë: Përparim Rama – 51.54%, ndërsa Hajrulla Çeku – 48.44%.”, - deklaroi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
 
Në Drenas zgjedhjet i ka fituar kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci, ndërsa numrin më të madh të komunave e ka fituar Lista Serbe, e cila ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe.
 
GYLTENE SINANI