Maqedoni
Kadetët e rinj dhanë betimin solemn, Davkova: Shërbimi ndaj atdheut është nder i lartë
10.11.2025 14:04
Në Akademinë Ushtarake të RMV-së në një ceremoni solemne u betuan 31 kadetë të rinj dhe 28 praktikantë të Kursit të Oficerëve....

Tridhjetë e një kadetë të rinj, oficerë të ardhshëm dhe 28 praktikantë të Kursit të Oficerëve të Armatës së RMV-së nga gjenerata e 29-të dhanë betimin solemn në Akademinë Ushtarake. Kadetët e rinj do të fillojnë shkollimin e lartë ushtarak katërvjeçar, ndërsa praktikantët e kursit të oficerëve zyrtarisht fillojnë shkollimin 6-mujor në Akademinë Ushtarake. Komandantja supreme e forcave të armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, në ceremoninë solemne tha se krenohet me Armatën e vendit si aktor i rëndësishëm, ndërsa gjeneratat e reja do të përforcojnë edhe më shumë sigurinë tonë të përbashkët dhe do të jenë ata që do të mbajnë mbi supe peshën e përgjegjësisë.
“Roli juaj është thelbësor për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive, përmes pjesëmarrjeve të ndryshme në misione të rëndësishme paqeruajtëse dhe ushtrimeve ushtarake, si dhe përmes partneriteteve të forta me partnerë dhe aleatë tanë strategjikë. Betimin që po jepni nuk është vetëm detyrim ndaj shtetit, por është detyrim fillimisht ndaj jush dhe të gjithë nesh. Ju zëshëm përbetoheni se do t’i kundërviheni padrejtësisë dhe do të mbroni të vërtetën.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Misajllovski: Forca qëndron në karakter dhe këmbëngulje
Ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski, tha se betimi i tyre i dhënë, paraqet më shumë se fjalë, ajo simbolizon përkushtimin dhe gatishmërinë për t’i shërbyer shtetit, sidomos në kohëra kur rreziqet dhe sfidat në nivel rajonal dhe global janë nën kërcenim të vazhdueshëm, ndërsa nevoja për secilin prej jush është më së e nevojshme, tha Misajllovski.
“Në ditët në vijim ju presin sfida, të cilat do të vihen në test gatishmëria fizike, por edhe qëndrueshmëria juaj psikike. Do të mësoni si t’i zotëroni aftësitë e profesionit ushtarak, do të mësoni si të reagoni shpejt, të jeni të vendosur, por në të njëjtën kohë edhe të durueshëm. Procesi i edukimit ushtarak do t’u mësojë se forca dhe aftësitë e vërteta nuk qëndrojnë vetëm në njohuritë dhe aftësitë që do t’i fitoni, por edhe në cilësitë e karaktereve tuaja, këmbënguljen dhe besimin se ju shërbeni diçka më të madhe.”, - theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Në mesin e 28 praktikantëve të Kursit për Oficerë, 5 prej tyre janë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 2 nga Mali i Zi. Përndryshe Akademia ushtarake është duke rrumbullakësuar 30-vjetorin e ekzistimit të saj. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend dhe përfaqësues të NATO-s.
REXHEP QAMILI
