Maqedoni
Komuna e Strugës, Qyra pranoi detyrën nga Merko
10.11.2025 14:41
Në ambientet e Komunës së Strugës u zhvillua ceremonia e pritjes dhe dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës....

Në ambientet e Komunës së Strugës u zhvillua ceremonia e pritjes dhe dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës. Gjatë kësaj ceremonie, u bë pranim-dorëzimi mes kryetarit në detyrë dhe kryetarit të sapozgjedhur, z. Mendi Qyra. Ngjarja u zhvillua në prani të përfaqësuesve komunalë, punonjësve të administratës dhe mediave lokale, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në drejtimin e komunës.
“Nga sot unë jam kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës, pa marrë parasysh a me kanë votuar ose jo. Do të jem pranë tyre dhe të bëjmë më të mirën për Strugën, për ndryshimin e Strugës. Sigurisht që do të filloj me shumë projekte siç i kemi, të gjithat janë të rëndësishme. Ajo më e rëndësishme është rruga “Moroisht” - Strugë, parkingjet nëntokësore, mirëmbajtja, pastrimi, gjelbërimi.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.
Z. Mendi Qyra u shpreh i përkushtuar për të vazhduar me përgjegjësi punën në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të Strugës.
FITORE ISTREFI
