Maqedoni
Mërgata në Zvicër ndihmon Kumanovën, ndahen 177 mijë franga dhe 13 mijë euro
26.05.2015 16:58
“Lagjen e trimave” në Kumanovë sot e vizitoi një delegacion i Unionit të imamëve shqiptarë të xhamive në Zvicër...

Delegacioni në fjalë fillimisht vizitoi banorët e lagjes për t’i parë drejtpërsëdrejti dëmet e shkaktuara gjatë luftimeve të 9 dhe 10 majit, kurse më pas në një ceremoni rasti, ku mori pjesë edhe kryetari i BFI, familjeve të dëmtuara iu nda ndihma e grumbulluar financiare nga mërgata shqiptare në Zvicër në vlerë prej 177.000 franga zvicerane dhe 13 mijë euro.
Krahas ndihmave që po u arrijnë nga të gjitha viset e vendit dhe nga diaspora, banorët e “Lagjes së trimave” kanë pranuar edhe ndihmën nga qeveria me vlerë prej 100 mijë denarësh.
Në lagje sot filluan punimet për kanalizimin e ri, e më pas do të bëhet edhe asfaltimi i kësaj rruge. (Nexhat Aqifi, TVM2)
