Maqedoni

Parashikimi i motit

11.11.2025 08:56

Moti pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell..

Sot moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Paradite do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, lokalisht përgjatë luginës së Vardarit herë pas here më e fortë, nga drejtimi verior.
 
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.