Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa
11.11.2025 09:06
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes luginave, ultësirave lumore dhe grykave, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
