Detroit kryeson renditjen e lindjes, Majami fiton në shtesë
11.11.2025 12:51
Basketbollistët e Miami, në natën mes të hënën dhe të martës në parket vendas pas kohës shtesë me 140:138 e mundën Klivlend-in...

Basketbollistët e Miami, në natën mes të hënën dhe të martës në parket vendas pas kohës shtesë me 140:138 e mundën Klivlend-in. Ndeshje në të cilën Norman Poëell realizoi 33 pikë për skuadrën nga Florida, tek skuadra e Klivlend u dallua Donovan Miçel me 25 pikë e 15 kërcime. Të dyja skuadrat kanë nga shtatë fitore dhe katër humbje.
Edhe Detroit, fitoi pas kohës shtesë. Këta vijojnë të kryesojë renditjen e Konferencës së Lindjes, pasi me 137-135 e mundën Washington. Cade Cunningham ishte lider për “Pistinos”, autor i një “triple double”, me 46 pikë 12 kërcime e 11 asistime.
San Antonio në transfertë me 121:117 e mundi Çikagon. Po ashtu edhe Atalanta në transfertë me 105:102 e mundi L.A Klipers. Fitore të lehtë korri Phoenix, që mundi 121-98 New Orleans. (Gazetar: Safet Ademi)
