Rajon

Osmani: Partitë të dakordohen për votimin e buxhetit

11.11.2025 14:11

Deputetët e përbërjes aktuale të Kuvendit të Kosovës janë votuar më 9 shkurt të këtij viti...

Deputetët e përbërjes aktuale të Kuvendit të Kosovës janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por ende nuk kanë vendosur asgjë. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur rreth vonesave në krijimin e institucioneve. 
 
“Përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma nuk kanë vendosur asgjë, pra le të vendosin diçka në interes të qytetarëve.”, - deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
E sipas Osmanit, në interes të qytetarëve do të ishte miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, të cilin është e gatshme ta propozonte nëse për diçka të tillë do të binin dakord partitë politike. 
 
“Kam shprehur gatishmërinë e plotë, që në rast se partitë opozitare nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë, atëherë këtë do të mund ta bëj unë, por duhet të shprehet gatishmëri nga ana e partive që të votohet diçka e tillë në Kuvend. Deri tani nuk kam përgjigje nëse ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës që të votojnë.”, - theksoi  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
Sidomos nëse nuk ka sukses mandatari i dytë, Glauk Konjufca, për të krijuar qeverinë e re, Osmani e sheh të domosdoshme të votohet zgjatja buxhetore, para se Kosova të shkonte në zgjedhje të reja parlamentare, për t’u siguruar, siç thotë ajo, që askush të mos mbetet pa rroga, qytetarët të mos mbeten pa bukë apo spitalet të mos mbeten pa ilaçe. 
 
GYLTENE SINANI