Maqedoni

ShAShShA reagon ndaj ministres Janevska

11.11.2025 16:16

ShAShShA ka reaguar ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës...

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila, sipas tyre ka shfaqur mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe në komunikimin publik dhe para mediave. 
 
“Sjellja e ministres Janevska para gazetarëve dhe opinionit publik, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në jetën publike, është tregues i gjendjes shpirtërore të njerëzve që duhet të jenë shembull për nxënës, studentë dhe punëtorë shkencorë. Në këtë mënyrë, drejtpërdrejt cenohet e drejta ligjore e kryetarit Kasami për përdorimin e gjuhës shqipe. Fatkeqësisht, me sjellje të tilla të mostolerancës etnike, ne u dërgojmë gjeneratave të reja sinjale konfliktuoze dhe diskriminuese.”, thuhet mes tjerash në reagimin e Shoqatës Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art.