BE projekt për sigurinë në punë, këtë vit e humbën jetën 6-të punëtorë

11.11.2025 20:06

Nëpërmjet një projekti të finacuar nga BE-ja...

Nëpërmjet një projekti të finacuar nga BE-ja do të përmirësohet mbrojtja e punëtorëve. Edhe në raportin e fundit të Komisionit evropian janë theksuar rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve.

Vetëm gjatë këtij viti në vend e kanë humbur jetën gjashtë punëtorë, ndërsa ka pasur edhe disa të lënduar.

Autoritetet thonë se Qeveria e ka vendosur sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve si një nga prioritetet.

“Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së punëtorëve është vlerë themelore dhe detyrim ligjor, por mbi të gjitha detyrë morale e të gjithëve. Me këtë projekt, fillojmë fazë të re në të cilën do të krijojmë një sistem modern, me strategji të qartë, vegla digjitale dhe inspektim më të fortë. Deri në vitin 2028, qëllimi ynë është që vendi të ketë kornizë të re, bashkëkohore të sigurisë dhe shëndetit në punë, në përputhje me standardet më të larta të ONP-së dhe BE-së. Parandalimi është investimi më i mirë – në njerëz, kompani dhe të ardhmen e ekonomisë”. – tha Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

“Niveli i përqindjes së lëndimeve vdekjeprurëse në BE është rreth 1,3 në 100 mijë të punësuar ndërsa te ne ky numër është më i lartë. Kjo nuk është vetëm statistikë, ato janë jetë, familje, rrëfime njerëzore pas çdo numrit. Prandaj qeveria e venbdos sigurinë në punë si prioritet nacional e jo vetëm si obligim ligjor.” – deklaroi Zv.Kryeministri, Lupço Dimovski.

“Të përforcohet inspektoriati i punës, të krijohet sistem për ndjekjen e lëndimeve dhe rasteve të vdekjes së vendet e punës, të inkurajohet dhe nxitet dialog më i mirë ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve. Projekti që fillon sod do të dedikohet pikërishtë në këto rekomandime.” – u shpreh Këshilltari në delegacionin e BE-së, Aleksandru Albu.

“Mendoj se epilogu përfundimtarë nga ky projekt, kur të shihemi në përfundimin e tij është të themi se këto gjashtë fatkeqësi në punë me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e punëtorëve do të ulen në një apo në asnjë.” – tha Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.