Botë
Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore
12.11.2025 11:33
Dronë janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë....

Dronë janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë. Aeroporti i Liezhit u detyrua të pezullojë punën pasi u vunë re disa dronë. Drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antuerpit.
Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liezh dhe Bruksel. Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antuerpit.
Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen. Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermane e Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri ose Ushtria Gjermane po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve.
