Botë
Turqi, 20 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak
12.11.2025 11:48
Një aeroplanin transportues ushtarak i Turqisë u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani...

Një aeroplanin transportues ushtarak i Turqisë u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani. Të 20 personat që gjendeshin një aeroplanin janë vrarë thanë autoritetet turke një ditë pas incidentit.
Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin. Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë. Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje. Edhe kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit.
