Përfaqësuesja e Maqedonisë, Milevski dhe Çurlinov paralajmëruan përballjen me Letoninë

12.11.2025 12:55

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë Bllagoja Milevski dhe ekipi i tij dolën para gazetarëve sot në Shkup...

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë Bllagoja Milevski dhe ekipi i tij dolën para gazetarëve sot në Shkup, ku folën për ndeshjen e radhës kontorlluese me Letoninë. Trajneri Milevski, për këtë kondrolluese për shkak të lëndimeve nuk do të llogaris në shërbimet e Visar Musliut dhe Jani Atanasov, ndërsa më herë ishte bërë e ditur se edhe Alioski do mungojë për arsye të njëjta.
 
“Sa i përket ndeshjes me Letoninë, nuk kemi nevojë të kalkulojmë dhe të kursehemi, pasi deri në ndeshjen me Uellsin do kemi pesë ditë pushim. Kush do që të jetë në ekip, patjetër duhet të jenë në shërbim të ekipit dhe të japin maksimumin. Gjithsesi rezultati gjithmonë është parësor, por edhe punë tjera përmes të cilave duam të shohim se në çfarë niveli dhe deri ku jemi.”, u shpreh trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski.
 
“Për ne nuk ka ndeshje kontrolluese dhe zyrtare. Secila ndeshje është e rëndësishme. Shpresoj se në terren do të dëshmojmë se çfarë posedojmë. Për mua me rëndësi është që në ndeshje të futemi ashtu siç duhet dhe të luajmë sa më mirë për të pasur një ndjenjë më të mirë për ndeshjet e radhës. Është mirë kur fiton dhe luan në shtëpi.”, u shpreh futbollisti Darko Çurlinov.
 
Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit, të enjten, më 13 nëntor, me fillim në orën 18:00. Kjo do jetë përballja e gjashtë me Letoninë, ndërsa në pesë ndeshjet e më parshme Maqedonia ka po aq fitore. Në tri ndeshjet e fundit përfaqësuesja mysafire nuk ka shënuar asnjë gol. Shtëpia e futbollit vendor, me një shkrim të faqen zyrtare të tyre  njofton publikun se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë futbolldashësit. (Gazetar: Safet Admei)