Maqedoni

Privohen nga liria shoferë në Resnjë, në rajonin e Kërçovës dhe në Bogdanc

12.11.2025 13:31

Nëpunës policorë nga NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria A.G. (40) nga f. Jankovec...

Më 11.11.2025, në orën 23:40, në rrugën “J. Josifovski” në Resnjë, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria A.G. (40) nga f. Jankovec, rrethina e Resnjës. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndalur automjetin “Folksvagen” me targa të Resnjës, të cilin e drejtonte dhe pas masave të ndërmarra ishte konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.56 promilë alkool në gjak, kështu që menjëherë është mënjanuar nga komunikacioni dhe është mbajtur në stacion policor.
 
Më 11.11.2025, në orën 12:22 në f. Drugovë, rrethina e Kërçovës, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria B.K. (38) nga f. Veleshtë, rrethina e Strugës. Gjatë kontrollit të komunikacionit me radar është konstatuar se ai drejtonte automjetin “Folksvagen Pasat” me targa të Strugës me shpejtësi prej 107 km/orë në vendbanim ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 50 km/orë.
 
Më 12.11.2025, në orën 00:16 në rrugën “Marshall Tito” në Bogdanc, nëpunës policorë nga NJPB Gjevgjeli e kanë ndaluar B.M. (54) nga Bogdanci. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin “Folksvagen” me targa të Gjevgjelisë, të cilin e drejtonte dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 1.86 promilë alkool në gjak. Ai menjëherë është mënjanuar nga komunikacioni dhe është mbajtur në stacion policor.
 
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik.”