Botë

Samiti G7 në Ontario, diskutohen konfliktet botërore

12.11.2025 14:59

Ministrja e Jashtme e Kanadasë theksoi se takimi po zhvillohet në një kohë të tensioneve tregtare...

Ukraina, Arktiku, paqja në Lindjen e Mesme, shpenzimet për mbrojtje, tregtia, bashkëpunimi energjetik dhe mineralet e rralla, janë në fokus të Samitit të G7-ës në Ontario. Ministrja e Jashtme e Kanadasë theksoi se takimi po zhvillohet në një kohë të tensioneve tregtare me administratën e Trampit dhe ndarjeve të brendshme brenda bllokut. Në samit po merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, Rubio, i cili, sipas Anandit, është një anëtar shumë konstruktiv i G7-ës.
 
“Paqja dhe stabiliteti global janë në krye të agjendës sonë. Përballja me sfidat globale kërkon partneritete globale dhe prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një përfaqësim gjeografik të larmishëm në tryezë.”, - deklaroi ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand.
 
Diplomatët e lartë janë takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, ndërsa mbështetja për Kievin po rritet. Ndërkohë, në front po zhvillohen luftime të ashpra. Njësitë ukrainase janë tërhequr nga pesë vendbanime në Zaporizhia, për shkak të sulmeve të intensifikuara ruse, ka konfirmuar presidenti, Volodimir Zelenski.
 
FARIJE DAUTI BAKIU