Botë

Tiranë, deputetët e PD-së do të protestojnë të hënën para Qeverisë

12.11.2025 16:07

Pas marrjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku...

Pas marrjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, si e pandehur nga SPAK-u për shkelje me tenderin e tunelit të Llogarës, Partia Demokratike mobilizohet për protesta.
 
Kryetari Sali Berisha paralajmëroi se që nga e hëna, deputetët e tij do të zhvendosen në protesta para kryeministrisë, për t’i paraprirë një proteste të madhe kombëtare.
 
Zëvendëskryeministrja Balluku vijon normalisht detyrën, edhe pse dosja voluminoze hedh dyshime të forta për shkelje në tenderin shumëmilionësh.
 
Kreu demokrat u ndal edhe te atentati mafioz që ndodhi pasditen e djeshme pranë aeroportit të Rinasit, ku iu rrezikua jeta qindra qytetarëve. Viktimën, një eksponent i fortë i krimit, e quajti mik të qeveritarëve, ndërsa shtoi se në Shqipëri askush nuk ka siguri për jetën.
 
LULJETA NDOKA