Maqedoni

Keqpërdorimet në ndërmarrjet publike, Gjorgjievski: Dokumentacioni në duart e Policisë Financiare

12.11.2025 16:33

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka biseduar...

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka biseduar me përfaqësuesit e Policisë Financiare lidhur me akuzat që ai ngriti për shkelje ligjore në punën e disa ndërmarrjeve publike. Gjorgjievski më herët njoftoi se janë shkarkuar 500 persona që për muaj ose vite nuk kishin shkuar në punë dhe se nuk do të ketë tolerancë për raste të tilla.
 
“Absolutisht hedh poshtë trillime që shpërndahen në opinion se ato janë persona që janë munduar dhe kanë shkuar në punë e kështu me radhë. Ato janë njerëz të cilët me muaj e disa me vite nuk kanë shkuar në punë, por kanë marrë paga. Ka atje njerëz të cilët madje ndodhen në paraburgim shtëpiak apo janë të burgosur. Paramendoni kanë marrë paga nga Qyteti i Shkupit. Ka dhe shërbime intelektuale kamionë të aktivizuar me shuma astronomike të paguara për persona fizikë, të cilët gjoja kanë punuar për Higjienën Komunale. Sot nuk kemi më marrëveshje të tilla, por nuk kemi as kontejnerë të stërmbushura. Në të kaluarën ngulfateshim në mbeturina.”, - deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
 
Gjorgjievski theksoi se duhet të ketë edhe përgjegjësi komanduesish, që do të thotë se jo vetëm të largohen, ata që nuk shkojnë në punë, por të mbajnë përgjegjësi edhe ata që nënshkruanin për këtë dhe drejtorët.
 
Dje ish-kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, përgënjeshtroi Gjorgjievskin për keqpërdorime dhe borxhe nëpër ndërmarrjet publike dhe i bëri thirrje atij t’i publikojë të gjitha emrat dhe dokumentet që posedon.
 
Gjorgjievski theksoi se është në komunikim me Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nëse ka nevojë do t’i publikojë dhe emrat. Dëshmitë, ashtu siç i kërkoi edhe vet kryeprokurori Lupço Kocevski, do t’i dorëzojë edhe në Prokurorinë Publike.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI