KRrE: Nuk priten lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike
Se a do të ketë rritje të energjisë elektrike...

Se a do të ketë rritje të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, do të mësohet deri në fund të vitit, atëherë kur dhe përfundon kontrata me furnizuesin universal “EVN Home”, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski.
Bislimovski siguron qytetarët se çmimet do të jenë stabile edhe përkrah kërkesës nga ana e MEPSO-s për rritje të çmimit të transmetimit të energjisë për 0.67 për qind.
“MEPSO-ja ka kërkuar një rritje minimale prej 0.67 për qind për transmetimin e energjisë elektrike. Operatori i tregut nuk ka kërkuar rritje, ndërsa Elektrodistribucioni nuk e ka përfshirë këtë në kërkesën e vet, duke pasur parasysh që gjatë këtij muaji do të ketë një tender për blerjen e humbjeve të energjisë elektrike, të cilat kanë ndikim jashtëzakonisht të madh në çmimin e energjisë elektrike.”, - deklaroi Marko Bislimovski nga KRrE.
Nga MEPSO-ja thonë se sektori energjetik do të ketë shpenzime të mëdha brenda disa viteve, pasi që janë parashikuar rritja e kapaciteteve energjetike nga burime të ndryshme duke përfshirë dhe porjektin e interkonekcionit me Shqipërinë.
“Një prej projekteve që po realizohet për momentin është Linja e transmetimit 110 kilovolt Prilep – Manastir, gjithashtu në vijim është vazhdimi i marrëveshjes për realizimin e interkoneksionit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjithsesi edhe instalimi i një reaktori për energji reaktive në nënstacionin 400-kilovolt Dubrovë, me çka do të vendosen mundësitë e tensionit në kufi të normales në shtetin tonë.”, - theksoi Aleksandar Paunovski nga MEPSO.
Komisioni Rregullator për Energjetik deri në fund të muajit, në bazë të marrëveshjeve me operatorët energjetikë, do t’i bëjë publike çmimet për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike për sezonin dimëror. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
