Shih kush janë 6 bandat më të rrezikshme të botës

26.05.2015 19:27

Siguria është një prej nevojave kryesore të njerëzve...

Ashtu si për shumë probleme të tjera, burimi kryesor të rrezikut janë prapë njerëzit. Ndërkaq këto janë 9 bandat që kanë bërë nam në vendet e tyre dhe që çdo ditë e më shumë po i rrezikojnë jetën e njerëzve.

1. Jamaican Posse

Përpos që njihen për përdorimin e pushkëve të fuqishme, njihen për organizmin dhe udhëheqjen e ishujve. Ata poashtu praktikojnë rituale interesante duke përdorur thikë, hekur për hekurosje, fshesë me vakum për vrasjen e njerëzve.

2. Primeiro Comando da Capital (PCC)

Pos që e kanë nën kontroll sistemin në burgjet e Sao Paolo-s, njihen për vrasje, grabitje në lagjet e periferisë së Brazilit. Në vitin 2006, kjo bandë për një javë të tërë qytetin e Sao Paolo-s a kanë marrë nën kontrollin e tyre, duke vrarë shumë policë dhe duke djegur ndërtesat qeveritare.

3. La Nuestra Familia

Është njëra prej bandave mafioze më të rëndësishme të Chicano-s dhe armikja më e mëdhe e kësaj bande është Mafia Meksikane. Tipari i kryesor i bandës është besnikëria. Për të hyrë në këtë bandë duhet të pritet 2 vjet dhe pasi që të hyni nuk mund të dilni më.

4. Latin Kings

Thuhet që është banda më i organizuar latine. Në krahasim me banda të tjera, këta e kanë një ideologji të bazuar në Marksizëm, konfuçjanizëm dhe mësime të tjera nga feja katolike. Vrasjet nuk i kanë edhe aq të dhunshme. Barazia ka një rol të veçantë në këtë bandë, dhe paratë që fitohen nga vrasjet shpërndahen në mënyrë të barabartë te të gjithë anëtarët.

5.Triads

Me më shumë se 2.5 mijë anëtarë, është një prej organizatave më e mëdhea krimiale në botë. Kjo organizatë Kineze me nëndegët e saj, ka tradita dhe praktika të ndryshme dhe njihet si banda më e përgjakshme në botë.

6. Los Zetas

Është një prej bandave më të fuqishme të drogës. Los Zetas është edhe si përgjegjëse e një numri të madh të ngjarjeve. Edhe pse Meksika është qendra kryesore e tyre, tash është përhapur edhe në shumë vende të tjera të botës