Botë

Aksident në Peru, autobusi ra në përrua, 37 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë janë lënduar

13.11.2025 09:24

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Peru...

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Peru, pasi një autobus u zhyt në një përrua rreth 200 metra të thellë pas një përplasjeje.
 
Aksidenti ndodhi në një seksion “të vështirë” të Autostradës Pan-Amerikane, e cila lidh Perunë dhe Kilin, në rajonin jugor të Arequipas. Sipas mediave lokale, në autobus kishte 60 pasagjerë.
 
Mjeti u përplas me një kamionçinë në një kthesë, më pas doli nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Ocona. Autobusi, i operuar nga kompania “Llamosas”, po udhëtonte nga qyteti Chale, në provincën e Caraveli, për në Arequipa.
 
Të dy shoferët thuhet se i mbijetuan aksidentit. Policia tha se ekspertët do të përcaktojnë shkakun e aksidentit.