Botë
Tragjedia me 20 viktima: Turqia vendos masë paraprake, ndalon të gjithë avionët C-130
13.11.2025 11:30
Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të C-130. ..

Ky vendim vjen pas rrëzimit të njërit prej këtyre avionëve, që çoi në vdekjen e 20 pjesëtarëve të personelit të Forcave Ajrore Turke.
Në njoftim sqarohet se Fluturimet e C-130 do të rifillojnë pasi të përfundojnë të gjitha kontrollet e nevojshme teknike”, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë. Sa i përket avionit që u rrëzua, ministria turke sqaroi se ai ishte modernizuar nga Erciyes Avionics, ndërsa mirëmbajtja e planifikuar e strukturës së avionit, motorit dhe helikës ishte kryer në kohë.
