Qeveria emron pasuesin e Mijallkovit

Lupço Andonovski drejtor i ri i DSK-së

26.05.2015 19:32

Në seancën e sotme, Qeveria ka emëruar drejtorin e Byrosë për siguri publike BSP dhe të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim DSK...

Siç kumtoi Qeveria, për drejtor të BSP-së është emëruar Gorançe Savevski, shef i deritanishëm i Shërbimeve qendrore policore, ndërsa për drejtor të DSK-së Lupço Andonovski, shef i deritanishëm i Sektorit për siguri dhe kundërzbulim -Shkup. Savevski dhe Andonovski kanë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin për siguri.

Që të dy, thuhet në kumtesën e qeverisë, kanë përvojë të madhe profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lupço Andonovski, vjen në vendin e drejtorit të deritanishëm të DSK-së Sasho Mijallkov, derisa Gorançe Savevski, në postin e drejtorit të Byrosë për siguri publike vjen në vend të Mitko Çavgov, i cili u zgjodh Minsitër i Beendëshëm, pas dorëheqjes së Gordana Jankullovskës.