Maqedoni
KShZ i shpalli zgjedhjet lokale të përfunduara
13.11.2025 13:12
KShZ-ja edhe zyrtarisht i shpalli zgjedhjet lokale të vitit 2025 si të përfunduara...

Pas miratimit të vendimit për përfundimin e rezultateve të rrethit të dytë, KShZ-ja edhe zyrtarisht e informon kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë se zgjedhjet kanë përfunduar në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, në seancën e fundit tha se vendimi për përfundimin zyrtar të zgjedhjeve është marr pasi që Gjykata Administrative hodhi poshtë të gjitha paditë, përkatësisht u konfirmuan vendimet e KShZ-së për të hedhur poshtë kundërshtimet e lëshuara më parë.
KShZ-ja tani më është në pritje të shpalljes së zgjedhjeve në katër komuna ku më herët nuk u arrit censusi. Zgjedhje do të duhet të organizohen në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë dhe Qendër Zhupë.
“Pas shpalljes së djeshme që kanë përfunduar veprimet për zgjedhjet lokale, tani po informojmë autoritetet kompetente për të vepruar në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe jemi në pritje të shpalljes së zgjedhjeve për katër komuna ku nuk u arrit censusi, edhe atë në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe në ditët në vijim kur do të marrim vendim për shpalljen e zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit, menjëherë po atë ditë KShZ-ja do të mbajë seancë publike në të cilën do ta fillojë procesin zgjedhor në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor me të gjitha veprimet zgjedhore, ku njëherësh do të përcaktojmë afatet veçmas për secilën komunë.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.
Pas shpalljes së zgjedhjeve në këto komuna nga ana e kryetarit të Kuvendit, në KShZ fillojnë të vijojnë afatet e parashikuara për organizimin e zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor, ku brenda 60 ditëve më së voni duhet të organizohen zgjedhjet në këto katër komuna.
REXHEP QAMILI
