Futboll
Muriç: Kosova në garë për vendin e parë, Shqipëria luan për histori
13.11.2025 13:46
Shqipëria ka sonte shansin e madh për t’u kuali fikuar për herë të parë në histori në “Play Off”...

Shqipëria ka sonte shansin e madh për t’u kuali fikuar për herë të parë në histori në “Play Off” të Kupës së Botës. Për ta bërë këtë ëndërr realitet, kuqezinjtë duhet të fitojnë në mbrëmje ndaj Andorrës, e mundësisht me goleadë për të mos i lënë në dorë asgjë rastësisë.
Kuqezinjtë njëkohësisht do shpresojnë se Anglia do të mundë Serbinë.
“Kemi ardhur këtu për një qëllim, që të marrim 34 pikët. Na nevojiten për objektivin. E kemi parë kundërshtarin, në ndeshjet ku Serbinë dhe Anglinë i kanë vendosur në vështirësi. Ne do të bëjmë futbollin tonë. Do futemi në fushë për 3 pikët. Do e respektojmë kundërshtarin, por duhet të jemi të fortë për të përballuar gjithçka”, u shpreh futbollisti i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Shqipëria aktualisht me 11 pikë gjendet në vendin e dytë në grup “K” me një pikë më shumë se sa Serbia, e cila ndeshet me Anglinë. Serbia ndeshjen e fundit e luan me Letoninë, ndërsa Shqipëria me Anglinë. Ishullorët kryesojnë renditjen me 18 pikë ose 7 më shum se Shqipëria.
Në prag të dy ndeshjeve vendimtare të përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, portieri i Dardanëve, Arijanet Muriç, ishte i ftuari në “FFK Podcast”. Kosova po kërkon fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën “play-off” të Botërorit 2026.
“Sigurisht, duam të paktën vendin e dytë për të luajtur ‘play-off’-in. Por mendoj se do të jemi në garë me Zvicrën edhe për vendin e parë. Shpresoj kështu. Fillimisht duhet të përqendrohemi në ndeshjen kundër Sllovenisë, jemi në formë shumë të mirë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm”, tha Muriç, duke shtuar se ekipi është plotësisht gati për dy sfidat e fundit të ciklit kualifikues.
Aktualisht, Zvicra kryeson grupin “B” me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia me tri dhe Suedia me një pikë.
