Basketboll
Detroiti dominon konferencën e lindjes, Oklahoma “shpartallon” edhe L.A Lakers
13.11.2025 13:50
Në natën mes të mërkurës dhe të enjtës sipas kohës sonë lokale Oklahoma...

Në natën mes të mërkurës dhe të enjtës sipas kohës sonë lokale Oklahoma ka treguar edhe një herë forcën e saj në NBA, duke mundur 121-92 Lakers, një përballje mes dy ekipesh pretendente.
Një tjetër ndeshje e mirë për Shai, autor i 30 pikëve. Tek L.A Lakers, më I disponuar për lojë ishte slloveni Luka Donçiç që ndeshjen e mbylli me 19 pikë. Për Oklahomën, ishte kjo fitorja e 12-të sezonale. Oklahoma me 12 fitore 1 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa L.A Lakers, janë në përpjestimin 8:4.
Në Konferencën e Lindjes dominon ekipi i Detroit, që mposhti 124-113 Chicago në duelin e kreut. Dyshja Reed-Robinson realizoi 51 pikë për Pistons. Kështu Detroit iu gëzua fitores së tyre të 8-të resht në NBA dhe me këtë ka ruajtur epitetin e skuadrës më të mirë në Lindje ku ka përpjestimin 10 fitore e 2 humbje.
Në ndeshjet e tjera -fitore të rëndësishme korri Golden State, që mposhti 125-120 San Antonio jashtë fushe dhe i dhanë fund serisë së tyre prej tri fitoreve resht. Pa probleme fiton jashtë fushe skuadra e Denver, që mundi 130-116 Clippers.
Protagonist për miqtë ishte Nikola Jokic me 55 pikë. Hjustoni me 135:112 e mundi Vashingtonin dhe ua shkaktoi humbjen e 10 me radhë. Orlando ia shkaktoi humbjen e parë në terren vendas Nju Jorkut, të cilët I mundi me 124:107.
