Hendboll
Hendboll - Liga e Kampionëve, Eurofarm Pelsiter e mundi Pig Seged
13.11.2025 13:51
Në xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve evropian në hendboll Pelisteri...

Në xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve evropian në hendboll Pelisteri me rezultatin 25:24 mundi hungarezët e Pig Seged. Dramë e vërtetë u zhvillua në 60 sekondat e fundit të kësaj përballje që u luajt në Manastir.
Hendbollistët e Seged, në 2.5 minuta para fundit kishin epërsinë 23:24, por Pelisteri përmes Peshevskit barazoi në 24:24. Hungarezët e kishin sulmin e fundit për fitore, ndërsa ylli mysafir Gotfridson, në 30 sekondat deri në fund bëri gabim fillestar në sulm, ndërsa ndaj Kuzmanovskit kishte ndërhyrje të palejuar dhe penalty për vendasit.
Radivojevic, ishte preciz nga 7 metra dhe Pelisterit,ia siguroi fitoren me 25:24. Kjo është fitorja e dytë në katër ndeshje për kampionin e vendit dhe tani me 4 pikë është në mesin e skuadrave që kërkojnë kualifikim në 1/8 e finales.
Në ndeshjet e tjera të grupit ku bën pjesë Pelisteri, PSG me 31:28 e mundi GOG Gudme, ndërsa Magdeburgu me 27:22 e mundi Zagrebin.
