Maqedoni
MASh njofton studentët: Afat shtesë për subvencionim
13.11.2025 13:48
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë thirrje...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë thirrje deri tek të gjithë studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e shujtave për studentët, që zgjati nga 1 deri më 5 nëntor, njoftohen se ofron afat shtesë për aplikim dhe që do të zgjasë nga 13 deri më 16 nëntor të vitit 2025.
“Kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike në linkun e mëposhtëm: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Kërkesë për fitim të së drejtës për subvencionimin e shujtave për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të futura në kërkesën për fitim të së drejtës për subvencionimin e shujtave për studentë dhe t'i nënshkruajnë dhe t'i bashkëngjitin ato në aplikacionin elektronik në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes të cilit aplikojnë për realizimin e së drejtës për subvencionimin e shujtave studentore. Të gjithë studentët që kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e shujtave studentore do të fillojnë të marrin ndihmën financiare në muajin e ardhshëm pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për subvencionimin e shujtave studentore.”, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Nga ministria po ashtu kanë njoftuar se për të gjitha pyetjet që kanë lidhje me aplikimin e përfituesve për subvencionimin e shujtave studentore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mbështetje përmes Sektorit për Standardin e Nxënësve dhe Studentëve në kontaktin e mëposhtëm: [email protected].
Nga MASh-i apelojnë që studentët mos ta humbin këtë mundësi dhe t’u përgjigjen kësaj thirrjeje publike për realizimin e së drejtës për subvencionimin e shujtave studentore për vitin akademik 2025/2026.
FITIM KRYEZIU
