Përfaqësuesi amerikan në OKB David Pressman: Kosova qasje të pjekur për zhvillimet në Maqedoni
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka deklaruar se Kosova ka pasur një qasje të pjekur ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni...

Poashtu ai ka vlerësuar se Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm drejt integrimeve në BE. “Ne i marrim shumë seriozisht dyshimet për krime lufte, Kosova do të reagojë seriozisht për të themeluar një gjykatë për vitet 1998-2000. Kosova duhet t’i miratojë ndryshimet e nevojshme për t’i hapur rrugë themelimit të një gjykate të lartë”, ka thënë ai.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është drejtuar edhe Zëvendëskryeminsitri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se është e padrejtë që të akuzohen Kosova e Shqipëria se dëshirojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe. Sipas tij, për një gjë të tillë më shumë po filitet në Beograd sesa në Prishtinë.
“Ne kemi fituar luftën ndaj regjimit të Millosheviqit, ne po ashtu fituam edhe pavarësinë sipas planit të Ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe ne do të arrijmë ta fitojmë edhe betejën për integrimin e rajonit në NATO dhe BE”, ka shtuar ai.
Sipas tij, ata që janë kundër NATO-s dhe Unionit Evropian dëshirojnë të krijojnë mjegull dhe të rrezikojnë progresin në Ballkan, por ne nuk do të lejojmë që këta veprimtarë kundër NATO-s dhe Unionit Evropian, kudo që gjenden, të prishin suksesin e arritur në Ballkan pas pavarësimit të Kosovës, ka thënë Thaçi.
