Kontesti me Bullgarinë, Mickoski: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Sofjen
Kryeministri Hr...

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me palën bullgare, për sa i përket ndryshime kushtetuese. Megjihatë ai tha se qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje është i njohur, ashtu si edhe vijat e kuqe.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, dihet cilat janë vijat e kuqe, ne i kemi përshkruar ato shumë herë deri më tani. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë, por nuk do të ishte korrekte që dikush të presë që kjo Qeveri, përderisa unë jam kryeministër, papritur të thotë se ajo që kemi thënë deri tani nuk vlen më, tani do të ulemi dhe do të bëjmë ndryshime kushtetuese. Të paktën, jo për sa kohë unë jam kryetar i Qeverisë. Nëse vjen dikush tjetër, le të ndjekë një politikë tjetër.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
