Botë
Rusia sulmon Kievin, shkatërrohen disa ndërtesa, viktima mes civilëve
14.11.2025 09:42
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte objektiv sulmesh të fuqishme ajrore ruse...

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte objektiv sulmesh të fuqishme ajrore ruse në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se prej goditjeve vdiqën katër vetë dhe u plagosën disa të tjerë.
Dëmtime ndërtesash pati "pothuajse në çdo lagje". Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitçko, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin përpjekur për të zmbrapsur "sulmin masiv të armikut", por megjithatë "pjesë të rrjetit të ngrohjes u dëmtuan".
Ai paralajmëroi se mund të ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë.
"Rusët po godasin ndërtesa banimi.", tha Timur Tkashenko, drejtues i administratës ushtarake të qytetit.
"Në të gjithë Kievin ka shumë ndërtesa shumëkatëshe të dëmtuara, pothuajse në çdo lagje.".
Guvernatori i rajonit të Kievit tha se edhe jashtë kryeqytetit prej sulmeve me dronë dhe raketa u plagos një person dhe u shkaktuan zjarre në disa vende. Një burrë 55-vjeçar në qytetin Bila Tserkva pësoi djegie dhe u shtrua në spital.
Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia po sulmon me dronë dhe bomba të telekomanduara edhe disa rajone të tjera të vendit.
