Rumania drejt njohjes së Kosovës?

26.05.2015 20:45

Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta ka treguar se vendi i tij është i gatshëm që ta rishqyrtoj mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës...

“Në vitin 2008 Presidenti, Qeveria dhe Parlamenti e nxorën një deklaratë për mosnjohjen e Kosovës. Por, tash mbas 7 viteve me një president të ri, qeveri të re dhe parlament të ri, unë mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin pozitiv, e posaçërisht dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Me Presidentin e ri dhe Kuvendin e ri do të kemi një diskutim të ri për qëndtrimin tonë”, tha ai.

Ponta nuk precizoi saktë se kur mund të ndodh një gjë e tillë, por e përsëriti deklaratën e tij se ka ndryshime për sa i përket Kosovës.

“Unë vetëm mendojë se ka shumë ndryshime nga viti 2008, dhe krejt këto ndryshime janë bërë për të mirë e jo në aspektin negativ”, - u shpreh Ponta.

Ndryshe, Rumania është një ndër pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.