Maqedoni

Skandali me operimet në zemër, Komisioni: 10 pacientë u operuan pa nevojë

14.11.2025 14:03

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me anëtarët e komisionit...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me anëtarët e komisionit të brendshëm për intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, në konferencën e sotme prezantoi konstatimet fillestare nga analiza e kryer nga komisioni pas parashtresave të dorëzuara nga qytetarët dhe institucionet shëndetësore.
 
“Që nga dita e parë udhëhiqemi nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe pikërisht për këtë arsye gjatë periudhës së kaluar ndërmorëm disa masa për analizimin dhe vlerësimin e gjendjes, në mënyrë që sot para jush të dalim me rezultatet e para nga puna e komisionit. Komisioni ka ofruar rezultate objektive, të bazuara në një proces profesional, shkencor dhe të pavarur. Nga 25 rastet e dorëzuara, komisioni konstatoi se 6 prej tyre duhet t’i dërgohen inspektoratit sanitar dhe shëndetësor, pasi komisioni nuk është kompetent për to. Janë analizuar 19 raste, dhe në 10 prej tyre është konstatuar se operacionet janë kryer pa nevojë ose pacientët janë referuar për operacion pa indikacione të mjaftueshme.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
 
“Puna e komisionit është përcaktuar si analizë e të dhënave të pacientëve që janë referuar ose operuar për sëmundje koronare dhe vaskulare periferike në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private që veprojnë në këtë fushë.”, - theksoi kryetari i komisionit, Zharko Hristovski.
 
Ministri Azir Aliu po ashtu theksoi se ky është një raport paraprak dhe se faza e dytë është punë e përbashkët dhe një takim me tre ekspertë jashtë vendit. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI