Hira Fazliu, kampionja e lindur për të prekur majat e karatesë!

14.11.2025 21:16

Edhe më pak se një muaj mbush të 12-tat...

Edhe më pak se një muaj mbush të 12-tat, mirëpo Hira Fazliu pas vetes tashmë numëron më shumë medalje se sa vitet e saja, kjo falë përkushtimit dhe dashurisë që ka për sportin e karatesë. 

Gjilanasja, Hira numëron plotë 15 medalje (3 të arrit) nga turne të njohur brenda Kosovës, por edhe jashtë kufijve të shtetin dardan, ashtu që para kësaj vogëlushe është një e ardhme e ndritur.

Hira me sportin e karatesë ka nisur të merret që nga mosha 6-vjeçare, kur për herë të parë i ishte bashkuar klubit të karatesë “Agim Ramadani”, me trajner Shkëlzen Balaj.

Talenti i saj u vërejt që në fillim, teksa i njëjti nga viti në vit jepte rezultatet e duhura. Ajo në moshën 9-vjeçare, më saktësisht në vitin 2023 realizoi ëndërrën e saj për tu shpallur kampione e Kosovës kundrejt moshatareve të saj, derisa të njëjtin vit e kurorëzoi edhe me triumfin e madh në kuadër të garave të Kupës së Kosovës, ku gjithashtu doli të jetë e para, duke u stolisur me medalje ari.

Pasuan edhe disa medalje të tjera që u bënë pjesë e vitrinave të saj, derisa më të freskëta janë medaljet e arrit të këtij viti, kur në nivel të Kosovës fillimisht gjatë muajit shtator fitoi medaljen e arrit në turnen “Shpresat e Kosovës”, derisa në muajin tetor, sërish u ngjit në piedestal, këtë herë në kuadër të turneut të mirënjohur, “Zahir Pajaziti”.

Hira Fazliu, që sportin e karatesë e ka trashëgimi edhe nga babai i saj, Bekimi, tashmë dy vite të plota ka në pronësi brezin e gjelbërt, ndërsa e njëjta shpreson se në dhjetor do të jetë pronare edhe e brezit të kaltërt.

Hira Fazliu po ecën me hapa të shpejtë në sportin e karatesë, aty ku një ditë synon të ngjitet në majat më të larta.