Maqedoni

Parashikimi i motit

15.11.2025 11:34

Moti fhat4 ditës së sotme do të jetë me diell dhe temperatura deri në 19 gradë

Në mëngjes më ftohtë me paraqitje të mjegullës në disa lugina, por gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri të moderuara lokale. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga –3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë.
 
Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, kryesisht i qetë, me vranësira të pakta deri të moderuara.