Maqedoni
Nga sot detyrim ligjor për pajisje dimërore për automjetet
15.11.2025 11:50
Nga sot në automjete është e detyrueshme të keni pajisje dimërore....

Nga sot në automjete është e detyrueshme të keni pajisje dimërore. Në të kundërtën, ju kërcënohet gjobë prej 45 eurosh.
Rregullat parashikojnë që automjetet deri në 3.500 kilogramë të kenë goma dimri në të gjitha rrotat me thellësi të shollës së gomës minimum 4 milimetra, ose, nëse lëvizin me goma verore, duhet të mbajnë zinxhirë bore.
Për automjetet me tërheqje në të katër rrotat, ose për ato mbi 3.500 kilogramë, thellësia e shollës duhet të jetë të paktën 6 milimetra.
Autobusët dhe automjetet e rëndë duhet të mbajnë edhe mjete të dorës si lopatë, nëse nuk mund të përdorin zinxhirë. Detyrimi për pajisje dimërore përfundon më 15 mars.
