Botë

Indi, 1100 të vdekur nga vala e të nxehtit

27.05.2015 09:17

Mbi 1 mijë e 100 persona kanë vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë me temperatura gati 50 gradë celsius...

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në shtetet jugore, Telangana dhe Andhra Pradesh, ku së paku 1,118 njerëz kanë vdekur qysh nga java e kaluar.

Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të bien në disa zona në ditët e ardhshme.

Spitalet janë në gjendje gatishmërie për të trajtuar njerëzit e goditur nga i nxehti.